Loading...

Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së aktores ferizajase, Adriana Abdullauhu, Teatri i qytetit të Ferizajt që mbanë emrin e aktores Abdullahu do të organizojë më 24 mars 2019 një mbrëmje përkujtimore.

VIDEO

Drejtori i Teatrit “Adriana” të Ferizajt, Fatmir Hyseni ka thënë për Kallxo.com se aktivitetet për kujtimin e aktores, të cilat do të fillojë në ora 17:00 me homazhet në varrezat e qytetit për aktoren, për të vazhduar pastaj me aktivitete tjera.

“Do të jete një mbrëmje përkujtimore ku do të ketë program artistik. Pastaj kemi shfaqjen ‘Psikoze n’4:48’ dedikuar këtij përvjetori të 20-të që Adriana nuk është në mesin tonë”, ka thënë drejtori Hyseni.

Aktorja Adriana Abdullahu u vra më 24 mars të viti 1999 në një kafiteri në Prishtinë, në vlugun e luftës çlirimtare të viti 1999 dhe në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave ushtarake Serbe.

Pas luftës, Teatri i Qytetit të saj të lindjes, Ferizaj, mori ermin e saj, Teatri “Adriana”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.