tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto 560x416 - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

Elon Musk mund të jetë duke biseduar me kompaninë Daimler, për ta bërë të mundshëm këtë bashkëpunim

Nëse do të mendonit se Tesla nuk ka shumë angazhime për momentin, do të ishte nënvlerësim, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i Model 3 është rritur shumë së fundmi, teksa kompania po konsideron që gjatë viteve në vijim të vë në prodhim edhe crossoverin Model Y, kamionin Semi dhe një pickup elektrik. Kësaj mund t’i shtohet edhe lajmi, se Tesla mund të bashkëpunojë me Mercedes për një furgon që lëvizë me bateri.

Në një kundërpërgjigje në Twitter, se prodhuesit krijojnë makina që “djegin naftë pa kontroll”, Musk ka thënë se mund të krijojë furgonin elektrik Sprinter, në bashkëpunim me Mercedes.

“Do të ishte interesante të punohet me Daimler Mercedes, Sprinter është një furgon i mahnitshëm”, ka shkruar Musk. Sipas tij, furgoni do të ketë shumë pjesë origjinale, por jo edhe bateritë, sistemin teknologjik dhe kompjuterin.

Deri më tani, Daimler e ka lansuar furgonin eVito me kapacitet autonomie prej 150 kilometrave. Gjatë vitit që vjen, lansohet Sprinter elektrik me bateri që ia mundësojnë deri në 645 kilometrash.

Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, që tregon nëse vërtetë Tesla do të bashkëpunojë me Mercedes për këtë projekt. /Telegrafi/

tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto 1 - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto 2 - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto 3 - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto 4 - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

tesla ne bashkepunim me mercedes per nje furgon elektrik foto 5 - Tesla në bashkëpunim me Mercedes për një furgon elektrik (Foto)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.