w 20 560x416 - Trepça më e mirë se Liria, Vëllaznimi këndellet! Ferizaj i afrohet kreut, Vitia gjunjëzohet dhe Istogu lider i ri

Trepça nga Mitrovica ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj rivalit të vjetër Lirisë nga Prizreni, në takimin e javës së 13-të të Grupit A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Vëllaznimi nga Gjakova pas njëqind telasheve, më në fund këndellet, e mposhti me 1:0 Vushtrrinë, kurse Istogu barazon (0:0) me Drenasin vendas. Istogu lider i ri në grupin A, shfrytëzon humbjen e Malishevës si vendas me 1:0 nga A&N e Prizrenit.

Në grupin B, Vitia gjunjëzohet si vendas me 1:2 nga 2 Korriku i Prishtinës, ndërsa Ferizaj shkatërron Vllazninë e Pozhoranit me rezultat 3:0 dhe gradualisht po i afrohet kreut.

Ferizaj është në vend të pestë me 18 pikë, minus pesë pikë nga lideri Ulpiana.

Grupi A
Drenasi-Istogu 0:0
Vëllaznimi-Vushtrria 1:0
Trepça-Liria 3:2
Onix-Dukagjini 0:0
Malisheva-A&N 1:2

Tabela

1. Istogu 13 6 6 1 15:8 24
2. Dukagjini 13 6 5 2 24:13 23
3. Malisheva 13 7 2 4 22:11 23
4. Onix 13 6 4 3 15:14 22
5. A & N 13 7 0 6 20:14 21
6. Liria 13 4 5 4 15:13 17
7. Trepça 13 4 3 6 14:23 15
8. Vëllaznimi 13 3 2 8 6:19 11
9. Drenasi 13 2 5 6 12:18 11
10. Vushtrria 13 2 4 7 6:16 10
Në javën e ardhshme takohen: Liria-Vëllaznimi, Vushtrria-Drenasi, Istogu-Malisheva, Dukagjini-Trepça dhe A&N-Onix.

Grupi B
KEK-u-Flamurtari 0:0
Ulpiana-Kika 3:0
Ferizaj-Vllaznia 3:0
Dardana-Ramiz Sadiku 0:0
Vitia-2 Korriku 1:2

Tabela
1. Ulpiana 13 6 5 2 15:5 23
2. Flamurtari 13 4 8 1 16:7 20
3. Vitia 13 5 5 3 11:10 20
4. Kika 13 6 1 6 17:19 19
5. Ferizaj 13 4 6 3 16:13 18
6. Dardana 13 4 6 3 8:8 18
7. 2 Korriku 13 5 2 6 12:14 17
8. Ramiz Sadiku 13 4 4 5 11:12 16
9. Vllaznia 13 3 4 6 9:17 13
10. KEK-u 13 2 3 8 6:16 9
Në javën e ardhshme do të takohen: 2 Korriku-KEK-u, Ramiz Sadiku – Ferizaj, Flamurtari-Dardana, Vllaznia-Ulpiana dhe KIKa-Vitia.