usher vodhi kengen e marinos gjykata e detyron te paguaje demshperblim prej 44 milione dollareve 560x416 - Usher vodhi këngën e Marinos, gjykata e detyron të paguajë dëmshpërblim prej 44 milionë dollarëve
usher vodhi kengen e marinos gjykata e detyron te paguaje demshperblim prej 44 milione dollareve - Usher vodhi këngën e Marinos, gjykata e detyron të paguajë dëmshpërblim prej 44 milionë dollarëve

Usher është në telashe të mëdha sa i përket karrierës muzikore ndërkombëtare.

Këngëtari së fundi ishte akuzuar për plagjiaturë të një hiti të tij, e cila rezultoi të jetë e vërtetë.

Kompozitori Daniel Marino ka paditur në gjykatë këngëtarin për vjedhje të drejtës së autorit.

Bëhet fjalë për këngën “Bad Girl”, e cila gjykata ka vendosur se ka ngjashmëri të madhe me këngën “Club Girl”.

[embedded content]

Kjo ka bërë që Usher të detyrohet t’i paguajë hiq më pak se 44 milionë dollarë dëmshpërblim kompozitorit.

Danieli i tha gjykatës se në vitin 2001 dhe 2002 punoi në një këngë të quajtur “Club Girl”, dhe se vetë e prodhoi tërë këngën.

Kënga më vonë u quajt “Bad Girl” dhe ishte pjesë e albumit të Usherit “Confessions”, i cili doli në shitje në vitin 2004.

Albumi “Confessions” ishte një nga albumet më të shitura të këngëtarit dhe mori një plaket diamanti. /Telegrafi/