auto dhuna1539595704 780x4391 1 560x416 - Ushtron dhunë ndaj gruas, arrestohet 51-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 13:00 një person me inicialet R.S. (51) në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Siç thuhet në një komunikatë për media të policisë, bashkëshortja e personit të arrestuare si pasojë e dhunës fizike ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndryshe, dhuna në familje është një dukuri negative e cila vazhdon nga viti në vit. Sipas Policisë së Kosovës, më 2016 ka pasur 1225 raportime për dhunë në familje, shifër kjo që në vitin 2017 shënon rritje në 1269, por që nuk lihet pas as viti 2018, ku numri i raportimeve rritet edhe për 264 raste . Në ndërkohë viti 2019 e çon numrin e raportimeve në 1.914, viti 2020 ku numri i raportimeve është 2.069, si dhe deri në shtator të vitit të kaluar kjo shifër ishte 1.374.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.