Virus 780x4391 1 560x416 - Pse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me coronavirusin kohëve të fundit?

Ekzistojnë disa faktorë lidhur me çështjen e të infektuarve nga coronavirusi te njerëzit e vaksinuar duke filluar nga shfaqja e variantit shumë përhapës Omicron. Ky varant ka shumë gjasa të infektojë njerëzit, ndonëse nuk i sëmur shumë ata, dhe përhapja  e Omicronit përkoi me sezonin e pushimeve të udhëtimeve në shumë vende, raporton AP News.

Studiuesi i viruseve në Universitetin e Minesotës, Louis Mansky, thotë se njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat anti-COVID do të bllokojnë plotësisht infeksionin, por vaksinat sipas tij janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda.

Megjithatë vaksinat ende janë duke e bërë punën e tyre, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozat përforcuese.

Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna, ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga Omicron. Ndonëse ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksionit Omicron, dozat përforcuese – veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna – rrisin nivelet e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Omicron duket se po riprodhohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Dhe nëse njerëzit e infektuar kanë ngarkesa të larta të virusit, ka më shumë gjasa që ata ta transmetojnë tek të tjerët, veçanërisht te personat e pavaksinuar. Personat e vaksinuar që infektohen me virusin kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, nëse kanë simptoma, kjo pasi vaksinat shkaktojnë mbrojtje të shumta në sistemin imunitar, duke ia bërë shumë më të vështirë Omicronit që t’i kalojë të gjitha.

Sidoqoftë, këshillat për të qëndruar të sigurt nuk kanë ndryshuar. Mjekët thonë që t’i vendosni maskat në ambientet e mbyllura, të shmangni turmat dhe të vaksinoheni dhe ta merrni dozën përforcuese. Edhe pse dozat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infeksioni, ato do ta bëjnë më të mundshme që ju të qëndroni gjallë dhe jashtë spitalit

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.