vajzat e miss globe 2018 shnderrohen edhe ne promovuese te shqiperise 560x416 - Vajzat e ‘Miss Globe 2018’ shndërrohen edhe në promovuese të Shqipërisë
vajzat e miss globe 2018 shnderrohen edhe ne promovuese te shqiperise - Vajzat e ‘Miss Globe 2018’ shndërrohen edhe në promovuese të Shqipërisë

Vajzat e ‘Miss Globe 2018’, teksa shpalosin talentet dhe bukurinë e tyre kthehen edhe në promovuese shumë të mira të vendeve të njohura historike, kulturore apo tradicionale.

Qe dy javë, vajzat më të bukura të botës po qëndrojnë në Shqipëri, bën të ditur Top Channel.

“Ka qenë një mrekulli, kaluam vërtet bukur. Ne ishim në Mal të Zi gjithashtu, por Shqipëria më ka rrëmbyer zemrën, sepse ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë shumë të shoqërueshëm”.

[embedded content]

“Ndjehem si në shtëpi këtu, pasi jetoj në Stamboll, por këtu të gjithë më thërrasin ‘Hej Brazil, Brazil’”.

“Të gjithë e njohin Brazilin dhe jam shumë e lumtur për këtë”, është shprehur Vanessa Crippa, Miss Brazili.

“Unë jam Valeria nga Rusia. Në këtë moment jemi në një restorant në Tiranë, me super ushqim. Shqipëria është vend mikpritës, më pëlqen”, ka thënë Miss Rusia.

Përfaqësuese e Shqipërisë në edicionin e 15 të bukurisë është 16-vjeçarja, Alba Bajrami.

Konkursi ndërkombëtar i bukurisë do të ulë siparin në amfiteatrin e liqenit artificial këtë të diel.