xhemki 560x416 - Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Kulturës” në Qytetin e Ferizajt

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Ferizaj 2018”, gjatë ditës së sotme në oborrin e bibliotekës “Sadik Tafarashiku”, nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Gjon Serreçi”, kanë zhvilluar një aktivit kulturor me ç’rast kanë bërë edhe pikturat e tyre, me portretin e Skënderbeut, aktivitet ky që po shënohet edhe në kuadër të vitit jubilare te Vitit te Skënderbeut.

Nga afër aktivitetin e këtyre të rinjve e ka përcjellur edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani. Me këtë rast Ferati, ka theksuar se ky aktivitete ka një rëndësi shumë të madhe, ku të rinjtë po arrijnë që të pikturojnë njërën ndër figurat më të rëndësishme të historisë së shqiptareve, atë të Skënderbeut.

Aktivitete në kuadër të “Ditëve të Kulturës” do të zhvillohen deri me datën 12 qershor.

s1 - Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Kulturës” në Qytetin e Ferizajt

s2 - Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Kulturës” në Qytetin e Ferizajt

Burimi:http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/komuna/vazhdojne-aktivitetet-ne-kuader-te-diteve-te-kultures-ne-ferizaj/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.