Dje rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila gjithashtu bëri të ditur se i moshuari si pasojë e plagëve ka vdekur dhe trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndërruar jetë. Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës Sh.R (mashkull) 77 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.