thike 745x4951 1 745x4601 1 1 560x416 - Vdes personi që u ther me thikë në Ferizaj

Pas një përleshje qe ka ndodhur mes disa të rinjve në qytetin e Ferizajt, në Rrugën 12 Qershori,  rreth orës 20:00, një person mashkull i moshës 24 vjeçare ishte plagosur më thikë.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, por i njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 21:20 pasi që nuk kishe mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra, njofton për gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Organet kompetente janë duke u marrë me rastin dhe kane arrestuar te dyshuarin.