Para pak minutave në Brezovicë një veturë është vetaksidentuar, si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit.
Gashi tha se tha se të lënduarit aktualisht janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces.
“Para 20 minutave, një veturë e tipit “Jeep” është vetaksidentuar, kështu ka dalë nga rruga”.
“Të lënduar janë dy persona dhe për momentin janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces”, tha Gashi.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.