auto 12333315285291381528529268 560x416 - Vetëaksidentet që lanë të vdekur pesë të rinj në Kaçanik

Një aksident i rëndë që ndodhi dje pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj ua mori jetën tre të rinjëve. Javë më parë, në një aksident tjerë të rëndë në Kaçanik humbën jetën edhe dy zyrtarë policorë. Sipas të dhënave të Policisë, në dy rastet, veturat ishin vetëaksidentuar.

Dje në media u publikuan fotografitë e tre djemve të rinj që kishin humbur jetën në aksidentin e rëndë.

Nga aksidenti i gjallë kishte shpëtuar një shok i tyre, i cili po lufton me jetë në kujdes intensiv.

Në këtë aksident jetën kanë humbur Enis Ceka, Flamur Berisha dhe Artan Lika.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ngasësi i veturës Opel Astra duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në grumbuj dheu e gurësh.

Ngasësi ka vdekur në vend ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në QKUK dhe pas disa orësh kanë vdekur edhe dy nga të lënduarit ndërsa pasagjeri i tretë është në kujdes intensiv.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Javë më parë, Kaçaniku ishte tronditur nga lajmi për zhdukjen e dy zyrtarëve policorë, të cilët ishin aksidentuar dhe kishin rënë në lumin Lepenc nga 100 metra lartësi.

Pas shumë ditëve të kërkimeve intensive, Malësor Dashi e Armend Trena u gjetën në Lepenc, pa shenja jete.

Dy policët që ranë në lumin Lepenc, Armend Trena dhe Malësor Dashi, sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit ishin vetaksidentuar.

Dy policët ishin aksidentuar më 28 prill të muajit të kaluar. Trupi i Malësor Dashit u gjet pesë kilometra nga vendi i ngjarjes, ky dyshohej fillimisht se kishte rënë vetura. Ndërsa, trupi i Armend Trenës, u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve, gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes, në lumin Lepenc më saktësisht në vendin e quajtur “Kulla me Çeshme”.

auto 34700238 2207348872625345 5142249938456936448 n 768x768 11528529199 - Vetëaksidentet që lanë të vdekur pesë të rinj në Kaçanik

auto 34782485 2207351202625112 6508097337275973632 n 11528529176 - Vetëaksidentet që lanë të vdekur pesë të rinj në Kaçanik

auto 34962640 2207345859292313 1594304045097418752 n 768x768 11528529136 - Vetëaksidentet që lanë të vdekur pesë të rinj në Kaçanik

auto policet 11528529229 - Vetëaksidentet që lanë të vdekur pesë të rinj në Kaçanik

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.