Mbrëmjen e së enjtes 5 mijë euro dhe një zinxhir ari në vlerë rreth 1 mijë e 100 euro janë vjedhur në një shtëpi në Ferizaj.Policia tregon se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.
“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 5000€ dhe një zinxhirë ari në vlerë rreth 1100€. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.