vila e pare nenujore 50 mije euro nata per ata qe duan te flene me peshq video 560x416 - Vila e parë nënujore: 50 mijë euro nata për ata që duan të ‘flenë me peshq’ (Video)

vila e pare nenujore 50 mije euro nata per ata qe duan te flene me peshq video - Vila e parë nënujore: 50 mijë euro nata për ata që duan të ‘flenë me peshq’ (Video)

Vizitorët e Conrad Maldives Rangali Island, e kanë mundësinë që të ‘flenë me peshq’ – kësaj radhe, duke i pasur gjithkund që ndodhen.

Pasi ky rezort turistik e ka ndërtuar atë, që besohet të jetë vila e parë nënujore – dhe imazhet tregojnë atë që duket të jetë, një ndër dhomat më luksoze të hoteleve, transmeton Telegrafi.

Dedikuar atyre që janë shumë të pasur, një natë në këtë vilë kushton jo më pak se 50 mijë euro.

Kabina është e vendosur pesë metra thellë në det, ndërsa ofron rehati maksimale në një dhomë të madhe gjumi, dhomën e ndejës dhe banjën, si dhe sigurisht, panelet e mëdha prej xhami, që lejojnë të shihet çfarëdo gjallesë që noton nëpër ujërat e kristalta.

Suita e emëruar Muraka, ka kushtuar 15 milionë euro që të kompletohet, teksa i japë vizitorit pamjet e mahnitshme të ujërave të Oqeanit Indian.

Hapësira e ndërtuar nga ekspertë të akuariumeve, lidhet me katin e dytë përmes shkallëve spirale. Në të pushuesit mund të qëndrojnë nën rrezet e diellit në tarracën gjigante, apo në ambientin e brendshëm, të rrethuar me drurë ekzotik.

Përkundër pagesës së majme, dyert e kësaj vile do të hapen në fund të këtij muaji, ku edhe mirëpriten vizitorët e parë. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.