auto auto xhavv 650x3581509397462152443097715244309811 560x416 - Xhavit Zariqi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Ferizaj, sot ka mbajtur Kuvendin e 8-të të rregullt zgjedhor. Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, me vota unanime dhe asnjë kundër, kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, u zgjodh Xhavit Zariqi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar degën e AAK-së në Ferizaj për organizimin e këtij kuvendi, duke uruar zgjedhje të mira dhe suksese në të ardhmen.

Kryetari i porsazgjedhur Xhavit Zariqi, duke falënderuar Këshillin Drejtues për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, në mënyrë që programin e AAK-së ta zbatojë në përpikëri dhe se do të punojë në drejtim që AAK të gjejë përkrahje edhe më të madhe në Ferizaj.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.