ylli i game of thrones thor bjornsson eshte martuar 560x416 - Ylli i “Game of Thrones”, Thor Bjornsson është martuar
ylli i game of thrones thor bjornsson eshte martuar - Ylli i “Game of Thrones”, Thor Bjornsson është martuar

Njeriu më i fuqishëm në botë, njëherësh ylli i njërit prej serialeve më të popullarizuar, “Game of Thrones”, Thor Bjornsson, ka konfirmuar se është martuar me partneren e tij, Kelsey Henson.

“Jam shumë i nderuar që prej tani Kelsey Hensonin mund ta quaj gruaja ime. Duhet ta mbaj këtë grua fantastike deri në fund të jetës”.

“Jam shumë i gëzuar për të gjitha aventurat e të ardhmes, të cilat do t’i kalojmë bashkë”, ka shkruar ai në një njoftim në rrjetet sociale.

Thor dhe Kelsey janë në lidhje qe një vit, ndërsa janë njoftuar në një kafene në Kanada, ku ajo punonte si kameriere.

Çifti ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të dallimit të madh në gjatësi. Thor është i gjatë 2.06 metra, kurse Kelsey vetëm 1.58 metra.

Në verën e këtij viti, Bjornsson është shpallur njeriu më i fuqishëm në botë, ndërsa është bërë i famshëm falë rolit të tij në hit serialin televiziv “Game of Thrones”.

Në të kaluarën, ai ka qenë në lidhje Thelma Bjork Steimann, me të cilën ka një vajzë tetëvjeçare. Në të kaluarën, ish- e dashura e ka akuzuar për dhunë fizike. /Telegrafi/