Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakut të tij, kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas kërcënimit që ka marr ky i fundit. Tahiri tha Agim Bahtiri do të jetë kryetari i cili do ta hapë urën mbi lumin Ibër.Tahiri, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se është shqetësuese kur kërcënohet kryetari i komunës.
Postimi i plotë i deputetit i Tahirit:“
Kryetarit të suksseshem, të AKR-së, Z. Agim Bahtirit, i’a paskan kërkuar jetën!!
Qudi, siduket Serbëve, i’u k’a mbetur merak, që të zhvillojnë luftëra të reja në Kosovë e në Ballkan!!Qytetarë të Mitrovicës, mendoj se është shqetsuese kur kërcenohet i pari i komunës suaj, qoftë i ciles do parti!
Agim Bahtiri, edhe i gjallë apo i vdekur, ai, do mbetët kryetar i cili do t’a hap urën mbi Ibër!Kështu do të shkruaj HISTORIA.I nderuari, Z. Agim Bahtiri, për mbrojtjen tënde kujdeset shteti dhe organet e rendit, por gjithesesi e di që nuk të trembet syri.
Kështuqë jemi me ty dhe po presim veprimet e juaja pêr të cilat Mitrovica jonë, e do jetën e qetë dhe me plot paqe për Kosovën tonë.Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, (sic), ka shkruar Tahiri.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.