turistja filmon momentin kur leopardi mbyt antilopen per pak sekonda video 18 560x416 - Turistja filmon momentin kur leopardi mbyt antilopën për pak sekonda (Video, +18)
turistja filmon momentin kur leopardi mbyt antilopen per pak sekonda video 18 - Turistja filmon momentin kur leopardi mbyt antilopën për pak sekonda (Video, +18)

Ky është momenti kur leopardi e rrëzon në tokë dhe e mbyt antilopën “me shpejtësinë e dritës”.

Videoja është filmuar në një park në Afrikën e Jugut, nga një turist që ishte dëshmitar i këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

Gjithçka dukej qetë në parkun Sabi Sand në Idube, kur befasisht u shfaq nga askund leopardi që për pak sekonda e “neutralizoi” antilopën.

Por, është interesant se si antilopa bëri të pamundurën që t’i shmanget dhëmbëve të mprehtë të leopardit, por ai dukej i vendosur dhe në fund e mbyt duke e kafshuar në fyt.

Që nga publikimi i videos në internet ajo është shikuar nga më shumë se 100 mijë persona, dhe është shpërndarë më shumë se dymijë herë. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.