Ditëve të fundit në Komunën e Ferizajt, janë shpeshtuar rastet e zjarreve fushore dhe atyre malore. Kjo ka bërë që sot të reagojnë institucionet e pushtetit lokal, por edhe Policia e Kosovës.

Gjatë një konference të përbashkët për medie të thirrur nga drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, Koordinatori i Inspektoratit Ridvan Berisha, Komandanti i Stacionit të Policisë Ymer Kaçara si dhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve Halil Osmani kanë apeluar tek qytetarët që ta shtojnë kujdesin ndaj kësaj dukurie e cila mund të merr përmasa shqetësuese dhe me rrezik për jetët e njerëzve dhe ekonomitë familjare.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili, ka thënë se vetëm gjatë kësaj pjese të muajit mars janë shënuar hiq më pak se 100 raste të zajrrvënies. Ai madje ka apeluar tek qytetarët që ta shtojnë kujdesin ngase pasojat munden me qenë të paparashikuara.

Në anën tjetër edhe komandanti i Stacionit të policisë në Ferizaj, majori Ymer Kaçara, ka thënë se policia është vënë në funksion të parandalimit të kësaj dukurie. Duke i komentuar rastet e fundit ka thënë se policia ka identifikuar disa raste të zjarrvënës në Komunën e Ferizajt.

Zjarret po shihen si problem edhe për Brigadën e Zjarrfikësve, por edhe për inspektoratin e komunës. Këta të fundit kanë thënë se zjarrvënia është e sanksionuar me ligj dhe me këtë rast aplikohen gjobat.

Efektet e zjarreve po shihen si të dëmshme edhe për sipërfaqet bujqësore dhe ambientin. Në këtë rrafsh edhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë por edhe të Shërbimeve Publike kanë thënë se kjo krahas efekteve të ndotjes , shkakton telashe edhe me biomasen e tokës.

Sido që të jetë zjarrvënia e qëllimshme apo e njohur si piromania nuk është karakteristikë për këtë periudhë kohore. Institucioneve nuk u mbetet tjetër që krahas apeleve të ndërmarrin masa në teren me qëllim të ndalimit të këtij fenomeni.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.