unnamed 10 2 730x4401 560x416 - ​Edhe macja e egër mbrohet me ligj, të dyshuarin nga Ferizaj e pret dënimi

Organizata ERA përmes një njoftimi për media ka sqaruar se kafsha e vrarë në Ferizaj nuk është rrëqebull, siç fillimisht ishte raportuar, por fjala është për një mace të egër, e cila poashtu është e mbrojtur me ligj.

Andaj për shkak të mbrojtjes që kjo kafshë gëzon nga ligji, personi përgjegjës mund të dënohet.

“Për shkak të interesimit të madh të publikut dhe pyetjeve të shumta që sot pranuam nga qytetar të shumtë lidhur me lajmin e vrasjes së Rrëqebullit në komunën e Ferizajt ju sqarojmë që lajmi i bujshëm mbi vrasjen e Rreqebullit nuk është i vërtetë. Pra është vrarë një mace e egër e jo Rrëqebull. Poashtu edhe macja e egër është e mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës, vrasja e saj përbën vepër penale”, thuhet në njoftim.

Poashtu në tërë territorin e Republikës së Kosovës deri më tani prezenca e Rrëqebullit duke u bazuar në studime e kërkime intensive përgjatë shumë viteve të organizatës ERA është vërtetuar vetëm në Bjeshkët e Nemuna duke numëruar vetëm dy të tillë.


www.foxshop-ks.com