Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu pranoi mirënjohje për rezultatet e arritura në përmirësimin e shërbimeve komunale, gjegjësisht rritjes së performancës në shërbimet ndaj qytetarëve.
“Komuna e Ferizajt ka përfituar nga granti i performancës një shumë prej afro 300,000€. Edhe kjo ngjarje është pjesë e angazhimeve të MAPL-së për të inkurajuar Komunat e Republikës së Kosovës për të shfrytëzuar sistemin e performancës për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike komunale për qytetarët”, ka njoftuar zyra për informim e komunës së Ferizajt. /KosovaPress/