Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, për të parë nga afër punimet që janë kryer në renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht ndërrimin e çatisë, renovimin e disa klasave dhe korridoreve si dhe rregullimin e oborrit të kësaj shkolle.
Drejtori Llabjani, ka vlerësuar punimet maksimalisht duke siguruar se ka mbështetjen e plotë të kryetarit të komunës, Agim Aliu për investime në objektet shkollore me theks të veçantë në ato profesionale për të nxitur edhe profesionistët e rinj të bëhen pjesë e kësaj shkolle.
Ky cikël investimesh në renovimin e objekteve shkollore po ndodh dhe ka përfunduar në disa shkolla, në përmbushje të kushtit bazik për arsim cilësor, kompletimit të infrastrukturës së objekteve shkollore.