67235278 2424423544270133 8605806755311517696 o1 560x416 - ​Ferizaj me kanal kulluese kundër vërshimeve

Ferizaj me përgatitjet që ka bërë do t’i kalojë me sfida më lehtë të menaxhueshme vërshimet eventuale.

Kjo për faktin se me përkushtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, kompanive publike dhe ndihmën e komunitetit, ka arritur të hapë rreth 3 kilometra kanal kullues në zonat potencialisht të vërshuar në fshatin Tërrn, Pleshinë, hapësirën afër Parkut të Lirisë dhe hapësira të tjera përgjatë territorit të Ferizajt.

67221460 2424423554270132 5371272047244607488 o1 - ​Ferizaj me kanal kulluese kundër vërshimeve

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, tha se ky aktivitet do të vazhdojë deri në hapjen e gjithë kanalit kullues dhe lidhjes me kanalizimin e ujërave atmosferike, në mënyrë që vërshimet eventuale të mos shkaktojnë dëme në ekonomitë familjare dhe kulturat bujqësore.

Ai apeloi te qytetarët që të kujdesen për mjedisin, për të mos lejuar bllokimin eventual të këtyre kanaleve, mbyllja e së cilave kërcënon me përmbytjen e këtyre zonave.


www.foxshop-ks.com