​Në Ferizaj u mbajt gala koncerti memorial kushtuar artistit Qazim Dushku

961216242252311 - ​Në Ferizaj u mbajt gala koncerti memorial kushtuar artistit Qazim Dushku

Sonte në Ferizaj është mbajtur gala koncerti memorial dedikuar artistit të papërsëritshëm, Qazim Dushku.

Me këtë rast performuan artistët e njohur si Veli Sahiti, Osman Shehu, Elizabeta Krasniqi, Visar Peja, Vjollca Selimi, Liridon Sadriu, Valon Bytyqi, Visar Çarkaxhiu, Bardhyl Abazi, Mentor Haziri, Naim Bunjaku – Xuxi, Fadil Keca e Adhurim Grezda, nën dirigjimin e profesor Valton Beqirit, me Trupën Regjionale Artistike, organizim ky i nisur nga Bardhyl Abazi me mbështetjen e Komunës së Ferizajt.

“Ferizaj di t’i ruajë, kultivojë e promovojë vlerat e muzikës qytetare, vlerat e mirëfillta të muzikës shqipe, çka sonte na dhanë emocione të veçanta me krijimtarinë e artistit, Qazim Dushku. Një qytet si Ferizaj, që mban me nder epitetin e qendrës kulturore, padyshim se kultivon vlera të tilla”, ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu në Facebook.

“Pishat e Deçanit”, “A del për mu pranvera”, “Merci Cherie”, “Një pikë loti në fytyrën tënde”, “Ka dyzet vjet”, “Kur hana del”, “Dal’ ngadalë po vjen behari”, “Struganes” dhe “Ku je” janë këngët e tjera që dikur ka kënduar Dushku.

Qazim Dushku ka ndërruar jetë më 7 mars 2000, në moshën 68-vjeçare në Prishtinë.


www.foxshop-ks.com