Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu sot paralajmëroi fillimin e ndërtimit të Qendrës Sportive dhe Panaireve në Greme.
“Gremja paraqet arterien e zhvillimit ekonomik lokal dhe punësimit të të rinjve. Qeverisja ime do ta kthej këtë fshat në qendër të rëndësishme sportive me nisjen e projektit të ndërtimit të Qendrës Sportive dhe Panaireve, e cila përveç inkurajimit të sporteve do të ofroj kushte edhe për promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të bizneseve. Të gjitha procedurat janë drejt fundit, së shpejti vendosim gurthemelin.
Ta gëzojnë gremasit dhe gjithë ferizajasit këtë vepër publike infrastrukturore në fshatin që ka rilindur ekonominë lokale”, ka theksuar Aliu.