Ai ka thënë se e ardhmja u takon të rinjve.
“Në kabinetin tim, unë jam më i moshuari! Të rinjve në qeverisjen time i kam besuar përgjegjësi shtetërore. Jam i rrethuar nga ide, energji e dinamikë që vetëm të rinjtë mund ta bartin në krahët e suksesit. E vetmja rrugë për fuqizimin e rinisë është vendimmarrja nga vet ata. Këtë model e kam instaluar në çdo pore të jetës institucionale dhe do ta vazhdoj tutje. Urime 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka thënë Aliu.