e2808bshkencetaret zbuluan mbetjet me te vjetra te anijeve 560x416 - ​Shkencëtarët zbuluan mbetjet më të vjetra të anijeve
e2808bshkencetaret zbuluan mbetjet me te vjetra te anijeve - ​Shkencëtarët zbuluan mbetjet më të vjetra të anijeve

Një ekip arkeologësh, shkencëtarësh dhe gjeometrash detarë ka zbuluar, siç besohet, mbetjet e anijes më të vjetër në botë, e cila ishte mbytur – një anije tregtare greke.

Pjesëmarrësit e projektit të Arkeologëve Detarë të Detit të Zi thanë se rrënojat u gjetën jo shumë larg bregdetit bullgar, në një thellësi prej dy kilometrash, nën kushte pa oksigjen, i cili ruajti pjesët përbërëse të saj.

Ata kanë kaluar tre vjet duke studiuar zonën me ndihmën e teknologjisë që më parë ishte në dispozicion kryesisht për kompanitë e naftës, raporton AP.

Ekipi zbuloi rreth 60 rrënojave, duke përfshirë një flotë të kozakëve rusë të shekullit të 17-të dhe anijes tregtare romake me ngarkesa të amforave.

Dokumentari mbi projektin do të fillojë të shfaqet sot në Muzeun Britanik.


www.foxshop-ks.com