kosova 21 560x416 - 13 vjeçari nga Ferizaji që në sy e ka hartën e Kosovës

Ideja për ndryshimin e kufijve të Kosovës edhe mund të jetësohet, por jo edhe në syrin e 13 vjeçarit, Besian Blenishti nga qyteti i Ferizajt. Djaloshi i veçantë për dallim nga shumica e mërgimtarëve që jetojnë në Perëndim e me sy kah Kosova, jeton atje me Kosovën në sy.

Këtë fëmijë jashtëzakonisht të veçantë e bëjnë sytë e tij. Kjo për faktin se Besiani në syrin e tij të djathtë ka një hijezim që ngjan me hartën e Kosovës.

Familjarët tregojnë mënyrën se si e zbuluan hartën e Kosovës në syrin e djaloshit. Mandje gjyshi i tij, Musli Llabjani rrëfen për FaktePlus se ndihet i lumtur që djali i vajzës së tij e ka këtë shenjë në sy.

“Kur e kemi parë për herë të parë, na është duk diçka shumë interesante. Nuk dinim as ta përshkruanim. U tregonim njerëzve, por nuk na besonin”, thotë gjyshi i Besianit për FaktePlus.

Ai tutje ka treguar se si spontanisht shokët e Besianit e kishin zbuluar këtë shenjë në syrin e tij.

“ Ne nuk e kemi ditë por Besiani duke luajtur me shokë e kanë zbuluar rastësisht. Ata kanë qenë duke luajtur lojën si mjek edhe me dritë e kanë shikuar në syrin e Besianit edhe e kanë pa një shenjë interesante. Na kanë njoftuar edhe neve pastaj e kemi parë që ajo shenjë ishte harta e Kosovës”, thotë Musliu.

Ndonëse Besiani e ka këtë shenjë në sy, gjyshi i tij Musliu thotë se ai nuk ka probleme në shikim, madje ai thotë se harta e Kosovës në syrin e nipit është aq origjinale sa që duket si e qëndisur.

“Është aq origjinale sa që mendon njeri që harta është e qëndisur në syrin e tij. Edhe miqtë tanë janë befasuar me këtë shenjë të nipit. Ai nuk ka probleme në shikim, por që e ka një shenjë interesante”, rrëfen Musliu.

Ndryshe, Besiani ka një kohë që bashkë me familjen e tij jeton në Gjermani.

harta 1 11 - 13 vjeçari nga Ferizaji që në sy e ka hartën e Kosovës j1 - 13 vjeçari nga Ferizaji që në sy e ka hartën e Kosovës

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.