Loading...

Dhjetë mijë nxënës në 39 shkolla fillore të Ferizajt gjatë këtij viti shkollor nuk furnizohen me kifle falas nga Komuna, siç ka ndodhur në të kaluarën. Kjo për shkak të kufizimeve buxhetore dhe për shkak të borxheve të mëdha me të cilat po përballet kjo komunë.

VIDEO

Ndërkohë për ta rikthyer këtë projekt për nxënësit, OJQ Lëvizja Demokratike e Ferizajt ka nisur nënshkrimin e një peticioni të cilin ndërkohë do ta dorëzojë në Komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëpërmjet një komunikate shtypi kjo OJQ ka njoftuar se Komuna po e cenon barazinë e fëmijëve pas ndërprerjes së shujtave, derisa një numër i madh i tyre nuk i kanë kushtet për të blerë kifle.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.