emergjenca ferizaj 560x416 - 3-vjeçari nga Ferizaj me djegie të shumta në trup, gjendja e tij e rëndë

Fëmija 3-vjeçar i cili ndodhej brenda një shtëpie kur u përfshi nga flakët në Ferizaj, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Mjeku i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka thënë për KOHËN se 3-vjeçari është transferuar në Klinikën Intensive, me djegie të trupit deri në 75%.

“E kemi dërguar në Klinikën Intensive, por mund të them se e ka gjendjen shumë të rëndë. 75% të trupit e ka me djegie”, ka thënë Syla.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh të dielën ka bërë të ditur se fëmija ndodhej në njërën nga dhomat e shtëpisë që mori flakë një ditë më parë në Ferizaj.

Nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin, derisa Policia është duke e hetuar rastin.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.