Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar se në Ferizaj janë bërë dëmtime të shumë aseteve.
Sipas KEDS, kjo ka ndodhur si pasojë e mbingarkesave ku janë shkaktuar një sërë prishjesh gjatë rikthimit të energjisë elektrike.
“Nga dje ekipet tona në numër të shtuar kanë punuar pa ndalur për të zëvendësuar asetet dhe për të rikthyer energjinë”, njofton KEDS.
Tani është rikthyer energjia elektike në disa lokacione dhe sipas KEDS, është duke u punuar me dinamikë të lartë për të energjizuar edhe asetet tjera të afektuara.
“Lutem konsumatorët që gjatë procesit të rikthimit të energjisë elektrike ti lëshojnë pajisjet elektrike një nga një. Kjo ndihmon që rikthimi i energjisë elektrike të jetë pa pengesa, dhe konsumatorët të furnizohen sipas planifikimit”, thuhet më tutje në njoftim./ferizajpost.com/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.