Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur rreth këngës së saj më të re.
Ndër të tjerash, Fjolla pranoi edhe një fakt që ka të bëjë me ndryshimin e ri në pamjen e saj.
Ajo e pranoi haptazi në emision se ka kryer ndërhyrje estetike dhe kirurgjike në trup.
Fjolla tha se i ka fryrë pak buzët në pjesën e sipërme, duke e arsyetuar veprimin e saj si diçka që të gjithë po e bëjnë tani.
Ndërsa sa i përket të pasmëve, këngëtarja Morina tha se kjo ndodhi pasi ajo u dobësua.
“Pas lindjes së vajzës hoqa dhjamin nga barku dhe e vura tek të pasmet dhe tani duken bukur”, ka deklaruar këngëtarja.
Me këtë deklaratë, Fjolla bëhet ndër të pakta këngëtare që pranon faktin se ka bërë ndërhyrje. /Telegrafi/
[embedded content]