Nxënësja e një shkolle në Uashington të Shteteve të Bashkuara, është vënë në qendër të vëmendjes, gjatë vizitës së Melania Trump.
Nuk dihen arsyer, por ajo qëndroi shumë indiferente ndaj Zonjës së Parë dhe as që provoi të përfshihej në bisedë, transmeton Telegrafi.
Momenti dhe mënyra se si shikonte ajo përreth, ka bërë që imazhi të bëhej viral dhe të mbledhë shumë reagime të ndryshme.
“Kur Melania mbetet në hijen e një nxënëse, e cila konsideron se është e para në shkollën e saj dhe nuk ia lëshon fronin askujt”, ka qenë një prej komenteve.
Derisa u kërkua që imazh i nxënëses të mos shpërndahet për shkak të moshës së saj, shumë njerëz besojnë se ajo është e vendosur dhe do të arrijë shumë në jetë. /Telegrafi/