Rina Balaj ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të sjellë në bashkëpunim me Fuegon.
“Këtë javë”, ka shkruar reperja në njoftimin e saj në rrjetet sociale duke iu referuar këngës së saj të re.
Njoftimin për këngën e re e kanë bërë edhe producentët e njohur, ZzapnChriss.
Bashkëpunimi me reperin shqiptar që bën karrierë në Greqi, Sin Boy, është një prej projekteve të fundit të lansuara të Rinës.
Kënga “Gigi” u lansua në muajin shtator, ndërsa videoklipi i publikuar në YouTube është shikuar mbi 13.5 milionë herë.
[embedded content]
Rina e pati shpërthimin e saj në skenën shqiptare me duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill.
Ajo vazhdoi me këngët e suksesshme që u pëlqyen dhe u pritën shumë mirë nga fansat e muzikës së saj. “Ashiqare” dhe “Mami” janë këngët tjera të pëlqyera të reperes që u lansuan në verën e këtij viti. /Telegrafi/
[embedded content]