“Young Greatness” ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare pasi është qëlluar për vdekje në New Orleans.
Theodore Jones, i cili në realitet quhet, është i njohur për hit këngën “Moolah”, ku deri më tani është shikuar mbi 30 milionë herë në YouTube.
Sipas mediave amerikane, artisti është qëlluar në orët e para të mëngjesit jashtë restorantit “Waffle House”.
Mjeku konfirmoi identitetin e reperit dhe konstatoi se vdekja erdhi si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.
Gjithashtu raportohet se policia ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar, të cilët kanë ikur në drejtim të paditur.
Kënga Moolah arriti kulmin duke arritur numrin 85 në listën e këngëve më të dëgjuara pasi u ripërpunuar nga reperët Lil Wayne dhe Yo Gotti. /Telegrafi/
[embedded content]