Një burrë i cili dikur thoshte se lindja e foshnjës është “punë e lehtë”, këto ditë është penduar për këto komente të bëra – pasi i është nënshtruar një testi fal një aparati që simulon dhimbjet e lindjes, të cilës mezi i rezistoi disa sekonda.
Michael Richardson që jeton në Gran Canaria, ishte pajtuar që të vë në trup pajisjen, pasi vazhdimisht i kishte thënë gruas së tij Jodie se lindja e foshnjës është e lehtë sikur (periodat), transmeton Telegrafi.
Jodie që është e martuar me Michael për më shumë se 12 vite, kishte vendosur që këtë eksperiment mbresëlënës ta filmojë dhe ta shpërndajë në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se si Michael mezi arrin t’ju mbijetojë dhimbjeve të mëdha në trup, derisa gruaja e tij dëgjohet duke i thënë: “kam vendosur t’i tregoj burrit se nuk është njëjtë lindja e foshnjës me periodat”.
“Pendohem për atë çfarë kam thënë për shumë vite. Nuk e kam ditur se dhimbjet janë aq të fuqishme. Mendoja se lindja e foshnjës nuk është ndonjë punë e madhe, por tani e kam kuptuar se isha gabim”, ka deklaruar Richardson. /Telegrafi/