Babai që deshi t’ia bënte të bijës një xhiro të këndshme nëpër një park në Brisbane të Australisë, e la duke u dridhur prej frike.
Ai u lëshua me biçikletë nëpër ato që duket të jenë shkallët e një poligoni për çiklizëm, duke mos u brengosur se ajo mund të lëkundej në karrigen që ndodhej prapa, transmeton Telegrafi.
“Duket e tmerrshme, e papranueshme edhe nëse prapa ishte e vendosur ndonjë kukull”, ka shkruar një komentues i shqetësuar.
Nuk dihet nëse është identifikuar ky njeri, që ka mundur t’i linte fëmijës lëndime apo shqetësim të konsiderueshëm. /Telegrafi/
[embedded content]