Reperja e re Tayna, është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në shoubizin shqiptar.
Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë fansave të saj në InstaStory që t’i drejtohen me një pyetje asaj, në lidhje me atë se çfarë ata duan të dinë rreth saj.
Njëra ndër pyetjet më interesante duket të ketë qenë ajo se çfarë ka dashur Tayna të bëhej, nëse s’do bëhej këngëtare.
Dhe reperja është përgjigjur duke thënë se do bëhej psikologe, pasi gjithmonë i ka pëlqyer.
Duket e çuditshme një dëshirë mes muzikës dhe psikologjisë, por mesa duket Tayna ka pasur gjithmonë dashuri për këto dy degë.
Ajo ndërkohë studion për shkenca kompjuterike, dhe paralelisht merret me realizimin e këngëve të reja, ndërsa nuk mungon edhe në koncerte. /Telegrafi/