Reperi Capital T është një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ai numëron rreth 745 mijë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, teksa duket se së fundmi i ka arritur një ofertë interesante për rritjen e këtij numri.
Këtë gjë e bëri të ditur vet reperi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte ofertën e kundërligjshme që një llogarië në Instagram i kishte bërë atij.
“Mesa mund të shoh, ti ke 745 mijë ndjekës, por ky nuk është fundi, ne mund t;i rrisim më shumë nëse ju dëshironi, mund t’ju sjellim më shumë milionë ndjekës”, shkruhej në mesazhin drejtuar atij.
Por, duke dëshmuar në vërtetësinë e personave që ndjekin, Kapo e ka refuzuar kategorikisht një ofertë të tillë, madje edhe ka qeshur me të.
“Jo faleminderit”, ka qenë përgjigja shkurt e reperit, i cili e ka publikuar këtë fotografi si mesazh ndërgjegjësues për fansat, që të mos pranojnë oferta të tilla.
Përndryshe, ai së fundmi publikoi projektin e tij të ri muzikor “Bomba”, i cili është pritur shumë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/
[embedded content]