NRG Band publikoi pak ditë më parë projektin e ri, “Ani More Nuse”.
Rikthimi i projektit hit të dikurshëm, “Ani More Nuse” në një version modern nga NRG Band u prit mirë nga publiku.
Në vetëm pak ditë të publikimit kënga arriti gjysmë milionë klikime.
Komentet në YouTube ishin pozitive për këtë projekt me të cilin u rikthyen bendi prej më të vjetërve të skenës.
Kënga u punua nga Fourz Music në UnixStudio.
Ndërkaq, videoklipi u punua nga ProVideo.
NRG Band erdhën me këtë projekt pas bashkëpunimit me Eni Koçin ndërsa vazhdojnë të jenë prej bendeve më të kërkuara me koncerte e ahengje private të shumta. /Telegrafi/
[embedded content]