Anjeza Shahini ka bërë të ditur se është shtatzënë dhe se do të bëhet nënë.
Këngëtarja nga Shqipëria e ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale duke treguar se ndodhet në javën e 20 të shtatzënisë.
[embedded content]
Ajo e ka publikuar një fotografi të sajën në pishinë, teksa i shihet barku i fryrë.
“A duket barku im i madh me këtë veshje?”, ka pyetur Anjeza në postimin e saj.
“Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”, ka vazhduar më tej.
Kujtojmë që në shtator të vitit 2015, Anjeza Shahini kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Paul Connolly, në një ceremoni të zhvilluar në një kështjellë në Itali.
Këngëtarja jeton në Londër duke i munguar shumë skenës shqiptare. Në vitin 2004, Anjeza e përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion me këngën “Imazhi yt”. Asokohe, ajo arriti të renditej e shtata në natën finale. /Telegrafi/