Edhe pse publiku sheh çdo të shtunë personazhet e ftuar të argëtohen teksa luajnë në “Shiko kush luan”, ata vetë argëtohen nga shtëpitë e tyre nga përgjigjet, batutat dhe lojërat në program.
Duket se e shtuna e Luana Vjollcës tashmë shuan edhe kuriozitete, transmeton Top Channel.
Nëse një personazhi të skenës do t’i drejtohej pyetja me cilin keni pasur mosmarrëveshje apo ndonjë konflikt, pjesa më e madhe e tyre do e devijonin përgjigjen, por jo edhe Fifi.
E vendosur përballë Anxhela Peristerit, Fifi iu përgjigj shumë çiltër pyetjes.
Askush nuk e kishte menduar se personi me të cilin ajo kishte pasur një konflikt ishte pikërisht përballë saj.
Sigurisht që tashmë gjithçka është sqaruar, por nga kjo përballje mësuam se midis tyre ka pasur hatërmbetje.
[embedded content]
Anxhela reagoi ftohtë, por dukej qartë që nuk e priste këtë përgjigje. E rëndësishme është që tashmë gjithçka është e kaluar.