Visar Etemi është aktori më i ri që do të shfaqet në serialin e shumëpëlqyer “O Sa Mirë”.
Roli i tij është i qëndisur enkas për serialin “O Sa Mirë”, serial i cili tashmë është prezent në shtëpitë mbarëshqiptare.
Etemi është një komik origjinal me një karrierë të pasur prej aktori, në teatër dhe në ekran.
“I Haraçinës, po i ramë në Çair….Nëse nuk je i Shkupit, ose të paktën i Maqedonisë… nuk ka rëndësi, prapë do ta kuptosh këtë batutë humoristike” – një thënie që ngërthen atë që do ta portretizojë Visari në “O Sa Mirë”.
Roli i tij do pikturoje një “çairas” me prejardhje nga rrethi i Shkupit duke goditur fort në paragjykimet dhe komplekset qytetare të ditës së sodit, luftën fantome të rrethit ndaj të ashtuquajturit provincializëm dhe shumë e shumë dukurive të tjera stereotipike.
Etemi së fundi u shqua edhe për faktin se arriti të organizojë festivalin e parë të komedisë ‘stand-up’, duke ngërthyer humorin paskripta të rajoneve mbarëshqiptare.
Natyrisht se fansat e serialit presin të shohin protagonistin e ri të “O Sa Mirë”, i cili pritet t’ua shtojë më shumë argëtimin dhe të qeshurat. /Telegrafi/