Gorillat janë specie inteligjente, ndërsa ky reagim tregon më së miri përse.
Pamjet tregojnë veprimin e këtyre kafshëve, kur në kafazin e tyre gjetën objektin e pazakontë, brenda së cilit ishte një kamerë GoPro, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që të hulumtohen veprimet e tyre të përditshme, në kafazin e një kopshti zoologjik që ndodhet në Arnhem të Norvegjisë, u vendos kjo pajisje për të parë rutinën e tyre.
Fillimisht, gorillat u afruan te objektivi, në atë që dukej sikur donin të bënin ‘selfie’.
Për të vazhduar më pas me lëvizjet tjera, madje edhe duke e goditur, sikur provonin të gjenin mënyrën se si ta nxirrnin përjashta. /Telegrafi/
[embedded content]