3 11 560x416 - Shqetësues numri i të rejave kosovare viktima të trafikimit

Bëhet thirrje për vetëdijesimin e të rinjve rreth kësaj dukurie gjatë fushatës që po organizohet me moton “Mos hesht”.

Trafikimi me qenie njerëzore konsiderohet njëra ndër dukuritë më të shëmtuara e cila po rrezikon në vazhdimësi edhe të rinjët ferizajas. Por në një takim të organizuar sot për këtë temë me moton “Mos hesht” u tha se të rinjët e këtushëm dhe popullata në përgjithësi është pak e njoftuar me rrezikshmërinë dhe problemet që mund të sjellë trafikimi me qenie njerëzore.

Valdete Hyseni udhëheqëse e njësitit Anti-trafikim në policinë rajonale të Ferizajt thotë se policia punon në disa raste të trafikimit ku ka pasur edhe arrestime muajve të fundit, ndërkaq janë 4 raste me të cilat është punuar gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave policore shqetësues mbetet numri i madh i të rejave kosovare të cilat po trafikohen përderisa para pak vitesh këto viktima ishin kryesisht nga shtetet fqinje.

“Në Kosovën e pasluftës viktimat e trafikimit kanë qenë kryesisht femrat nga rajone të ndryshme, nuk kemi pasur viktima të rajonit tonë. E, tani në vitet e fundit sikur gjërat kanë ndryshuar dhe është shqetësuese se çdo ditë e më shumë po rritet numri i femrave viktima të trafikimit të mitura e kosovare që i përkasin moshës nga 15 e deri ne 18 vjeç. Po ashtu janë ato që vijnë nga komunat e Shqipërisë dhe vijnë si punëtorë që kërkojnë lëmoshë.”, tha Hyseni

Për problemet e trafikimit me qenie njerëzore u diskutua edhe nga përfaqësues të institucioneve të tjera lokale ku u bë thirrje që të raportohen rastet të cilat ka indikacione se mund të jenë viktima të trafikimit. Lufta e suksesshme ndaj kësaj dukurie u tha se mund të arrihet nga puna zingjirore që mund ta bëjnë institucionet.

“Ne e dijmë se trafikimi nënkupton shfrytëzimin e njeriut pa marrë parasysh gjininë, qoftë mashkull apo femër me ç’rast bëhet për të përfituar. Çdo ditë në media paraqiten të zhdukur, e sipas statistikave numri më I madh I të trafikuarve është gjinia femërore. Trafikantët e keqtrajtojnë, torturojnë sepse e shohin si një objekt për t’i përmbushur interesat e tyre të çnjerëzishme.Të rinjtë rezultojnë me fare ose aspak informacion lidhur me situatën e trafikimit me qëllim parandalimin. Kjo situatë, për sa i përket mbrojtjes së viktimave në shumë raste të miturve, të cilët s’duhet të kenë veç mbrojtje, por dhe përkujdesje, rëndohet për shkak të paplotshmërisë ligjore në fushën e mbrojtjes, ku konstatohen probleme kryesisht për shkak të mungesës së një sistemi efikas të mbrojtjes sociale të grupeve në nevojë. Por për të tejkaluar sa më shpejt këto probleme për qytetarët tanë angazhimi jonë është i padiskutueshëm. Vetë mbështetja e këtij aksioni apo kampanje tregon se jemi pro për të dalur kundër kësaj dukurie”, është shprehur Kristina Gashi Bytyçi .

Kurse përfaqësues nga ekipet vepruese për siguri në bashkësi në komunën e Ferizajt deklaruan se fokusi i dhënies së sa më shumë informacioneve duhet të jetë nëpër shkolla aty ku përqendrimi i të rinjëve është më i madh por ka pak informacion për rrezikshmërinë.

“Unë si një njeri që vijë nga fusha e arsimit me ka ra të bisedoj nga afër me gjeneratat e tanishme, dhe me te vërtete me shqetëson fakti që një numër i madhe i nxënësve as që e ka idenë se cili është rreziku që sjell kjo dukuri e shëmtuar. Prandaj kujtoj se institucionet dhe OJQ-të të zhvillojnë sa më shumë aktivitetet sensibilizese”, tha Sylejmani.

Fushata ndërgjegjesuese për trafikimin me qenie njerëzore “Mos hesht ” ka filluar më 18 tetor dhe do të zgjasë deri më 15 nëntor ndërsa janë të përfshira shumë institucione në nivel vendi. Takimet e tilla po organizohen nga ICITAP përfaqësues i Ambasadës Amerikane dhe se bashku me partnerët te tjerë si OSBE, dhe Komunat.

45389592 2026079660771192 2301136695719886848 n.jpg? nc cat=105& nc ht=scontent.fbeg4 1 - Shqetësues numri i të rejave kosovare viktima të trafikimit45588425 2026079670771191 3206879847439663104 n.jpg? nc cat=107& nc ht=scontent.fbeg4 1 - Shqetësues numri i të rejave kosovare viktima të trafikimit


www.foxshop-ks.com