Elvis Bogdanov nga Londra, që e festoi ditëlindjen e 20-të duke u kacavjerrë në kranin e lartë afro 200 metra, në të njëjtën ditë ka mundur ta kenë edhe ditën kur ndahet nga jeta.
Pa pasur frikë se do të rrëzohet, ai u kap për një palë shkallë të strukturës metalike, ndërsa më pasi qëndroi me kokë poshtë, ndërsa mbahej nëpërmjet këmbëve, transmeton Telegrafi.
Shkallët i shfrytëzoi edhe për manovra të tjera, duke improvizuar ushtrimet në palestër, përfshirë edhe grushtimin.
“Ishte shumë e vështirë, por ia dola. Mos e provoni në asnjë mënyrë, mund të përfundojë keq”, ka thënë Bogdanov pas këtyre lëvizjeve.
Në anën tjetër, shumë shikues e kanë kritikuar për rrezikimin e jetës, pikërisht në një ditë kur do duhej të festonte me të afërmit. /Telegrafi/