Evidencat e reja zbulojnë se çaji me gjethet e fierit, është përdorur në mesjetë për të trajtuar gjendje të ndryshme shëndetësore përfshirë edhe zbokthin, alopecinë dhe gurët në veshke.

Arkeologët e kanë studiuar skeletin që i përket shekullit të IX-të, në pllakëzat e dhëmbëve të së cilit, janë gjetur mbetjet e gjetheve të bimës, transmeton Telegrafi.

Përshkrimet e mjekësisë së kohës, që datojnë prej shekullit të parë, tregojnë se fieri është përdorur sëmundje të ndryshme që nuk kishin pasoja për jetën, ndërsa kjo është gjetja e parë fizike që është bërë deri më tani.

banoret e mesjetes shfrytezonin gjethet e fierit per te trajtuar zbokthin zbulon studimi i bere ne nje trup qe i perket shekullit te ix te foto - Banorët e mesjetës shfrytëzonin gjethet e fierit për të trajtuar zbokthin, zbulon studimi i bërë në një trup që i përket shekullit të IX-të (Foto)

Dhëmbët e skeletit, ku u bë gjetja

Gjatë ditëve të sotme, fieri përdoret për të trajtuar sëmundje të ndryshme si lëndimet, dhimbjet e barkut, kafshimet e gjarprit, madje edhe çrregullimet mendore.

Sipas të dhënave historike, njerëzit bënin çaj me gjethet e freskëta apo të thara, ndërsa e shoqëronin edhe me ndonjë lëvore portokalli, për t’ia larguar shijen e ithët. Ende nuk ka evidencë, nëse fieri është ngrënë për të trajtuar ndonjë sëmundje.

Skeleti i këtij burri në mes të 21 deri në 30 vjet, është gjetur në Can Reiners të Spanjës. Megjithatë, nuk dihet se për çfarë konkretisht e ka përdorur, apo edhe nëse ka pasur sukses.

Tekstura që ka kjo bime, shërbente për trajtimin edhe të ftohjes, dhimbjeve të ndryshme, si dhe rrjedhën e ciklit menstrual.

Arkeologët i ka mahnitur fakti, se sa shumë evidenca mund të gjinden duke bërë analizën dentare të skeleteve, siç është ky studim. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.