apple thuhet se ka anuluar prodhimin e njesive te reja te iphone xr1 560x416 - Apple thuhet se ka anuluar prodhimin e njësive të reja të iPhone XR

Apple u tha prodhuesve të tyre të telefonit, Foxconn dhe Pegatron, që të ndalin planet për linja prodhimi shtesë të iPhone XR, thuhet në një raport të ri.

Porosia për dy kompanitë Tajvaneze sugjeron se kërkesa për iPhone 2018 më të lirë nuk ka arritur deri në pritjet e Apple, sipas Nikkei, që përmendi burime anonime.

“Sa i përket Foxconn, kompania përgatiti për herë të parë rreth 60 linja të montimit për modelin XR të Apple, por kohët e fundit përdori vetëm rreth 45 linja prodhimi, pasi klienti kryesor i saj tha se nuk ka nevojë të prodhojë më shumë prej tyre tani”, tha një burim për gazetën japoneze financiare.

Kjo do të nënkuptonte se kompania do të prodhonte rreth 100,000 më pak XR, vuri në dukje raporti, ndërsa një burim brenda Pegatron tha “Prodhimi XR nuk po arrin kapacitetin e saj maksimal tani”.

Njoftohet poashtu se Apple ka kërkuar asistuesin më të vogël të Tajvanit Wistron që të përgatitet për porositë e nxitura të sezonës festive, por këtu nuk përfshihet XR.

Megjithatë, Apple ka porositur rreth 5 milionë më shumë modele iPhone 8 (kryesisht të prodhuara nga Pegatron) dhe modele të iPhone 8 Plus (kryesisht nga Foxconn), duke sjellë porosinë për këto pajisje në 25 milionë, tha raporti.

Të dy modelet 2017 të iPhone 8 fillojnë në $ 600 dhe $ 700 respektivisht, krahasuar me $ 750 për XR. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com