1100945770 650x3581 560x358 - Serbia aludon se Kosova do ta krijojë Ushtrinë më 28 nëntor, kërkon ndihmë nga KFOR-i

Komandanti i sapoemëruar i bazës ushtarake amerikane në Bondsteel, Roy Macaraeg ka thënë se janë të gatshëm për të kryer operacione në rast të ndonjë akti të dhunshëm i cili kërcënon sigurinë në Kosovë.

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve serbe ‘Tanjug’ ai është pyetur rreth asaj se cili do të jetë reagimi i KFOR-it në rast të shpërthimit të dhunës pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës në ditën e flamurit kombëtar, transmeton lajmi.net.

“Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri më 28 nëntor është një proces politik, por ju e dini nëse situata del jashtë kontrollit ne sigurisht se jemi të gatshëm për të reaguar. Tani nuk ka ushtri të Kosovës në fuqi në rast se mandati ndryshon atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe aleatët e NATO-s duhet të rivlerësojnë angazhimin tonë në Kosovë”, është shprehur Macaraeg.

Ai ka theksuar se KFOR-i ka njësite të gatshme për kryer çfarëdo operacioni.

Media serbe ka insistuar të dijë nëse baza e KFOR-it në Bondsteel ka marrë udhëzime të veçanta në lidhje më datën 28 nëntor, Macaraeg është përgjigjur negativisht.

“Nuk kemi diçka të tillë”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq deklaroi se ka një mundësi që Kosova të njoftoj për formimin e Ushtrisë më 28 nëntor.

Sipas tij, Kosova po punon që kjo të jetë data e krijimit të Ushtrisë duke shtuar se është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Tutje, ai ka thënë se pret që NATO dhe BE të reagojnë si garantuese të këtyre marrëveshjeve.


www.foxshop-ks.com