Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, muajin e kaluar publikoi projektin e saj më të ri muzikor ” Amor (Déjame)”.
Kjo këngë u prit mirë nga fansat e saj, gjersa këngëtarja ka filluar përgatitjet për projektet e saj të reja për fundvit.
[embedded content]
Besa ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse.
Fillimisht, ajo ka pozuar me një kurorë në kokë, duke vënë në pah fizikun e saj, ndërsa ka marrë pamjen e një mbretëreshe.
Ndërkohë, në disa prej imazheve tjera, ajo shfaqet mjaft atraktive, duke treguar linjat e saj të përkryera.
Imazhet e realizuara nga Arbnor Allaraj kanë bërë që këngëtarja të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/